Alkimistet.com

alkimistet.com

Dija ne doren tuaj..

Fjale te urta per "Atdheun"

Te gjitha keto thenie te urta jane marre nga libri Antologjia e Fjales se Lire per qellime edukuese. Ne kemi punuar vertet fort per te sjelle kete katalog te stermadh theniesh te urta dhe na vjen keq qe MOMENTALISHT KEMI BLLOKUAR KOPJIMIN pasi jemi ndeshur me nje numer te madh website-sh te cilat vjedhin materialet tona dhe jo vetem. 

Ne jemi te perkushtuar ne punen tone dhe nuk do te vjedhim asnje material te faqeve te tjera. Ne momentin qe do te kemi vizitore te mjaftueshem te cilet e njohin faqen tone dhe e dine permbajtjen e saj, ne do ta heqim "kodin e moskopjimit", pasi do te dihet se nga merret materiali i vertete. 

Ju faleminderit per mirekuptimin!


NESE KERKONI NJE AUTOR TE CAKTUAR. ATEHERE THJESHT MBANI SHTYPUR NE TASTIEREN TUAJ BUTONIN CTRL dhe F  NJEKOHESISHT. ME PAS SHKRUANI EMRIN E AUTORIT.

#1. Ai që bën të mbijnë dy fije bari atje ku nuk mbinte vecse një, ai i bën shërbim kombit. - Volteri


#2. Ai që nuk i përket atdheut, nuk i përket as njerëzimit. - Vladimir Belinski


#3. As dielli nuk të ngroh në vend të huaj. - Taras Shevchenko


#4. Askush nuk lufton ne betejë me aq shpirt të paepur, sa ai që lufton për atdheun e vet. - Demosteni


#5. Atdhedashurisë nuk ka gjë që mund t'i qëndrojë, si për mrekulli, ajo mund cdo gjë dhe edhe me një forcë të vogël. - Sami Frashëri


#6. Atdheut nuk i shërbejnë të gjithë në të njëjtën mënyrë, por secili bën atë që e di c'i ka dhënë natyra. - Volfang Gëte


#7. Burrat e mëdhenj nuk i munguan as dje Shqipërisë, as sot dhe nuk do t'i mungojnë as nesër. - Fan Noli


#8. Çdo komb çlirohet me përpjekjet e veta. - Fan Noli


#9. Çështja e lirisë është një e vetme, cilido qoftë populli që e mbron atë. - Xhuzepe Garibaldi


#10. Çfarë mendimi tjetër mund të tejkalonte në zemrën time idenë se jam shqiptar... - Jeronim De Rada


#11. Dëshira për liri dyfishon shpirtin e një kombi. - Sami Frashëri


#12. Djalin që tradhëton atdheun, nuk e do as nëna e vet! - Naim Frashëri


#13. Do të dënohesha si njeri i keq po t'i mohoja atdheut diçka të drejtë e të ndershme që ai kërkon prej meje. - Marin Barleti


#14. Dy duar për kokën, koka për atdheun. - Hasan Prishtina


#15. Jetoni për Shqipërinë dhe vdisni për të. - Naim Frashëri


#16. Ka kriza ideologjish, por asnjëherë s'ka për të patur kriza idealesh. - Ernesto Sabato


#17. Ka një të drejtë mbi të gjitha të drejtat e tjera, kjo është e drejta për një kolektiv kombëtar që të rrojë në pavarësinë e vet dhe me krenarinë e vet. - A Brian


#18. Këngën e lirisë... asnjë saze s'e lot dot përveç dyfeqeve. - Fan Noli


#19. Kokën dhe këmbët mbështeti gjithnjë mbi truallin tënd. - Thënie Afrikane


#20. Kur luftojmë për mëmëdheun nuk duhet të mendohemi qysh të rrojmë, por si ta mbrojmë e si të vdesim me nder. - Jani Vreto


#21. E ëmbël dhe fisnike është të vdesësh për atdhe. - Horaci


#22. Është budalla ai zog që nuk e do folenë e vet. - Thënie Anonime


#23. Është i madh ai popull, që nxjerr njerëz të mëdhenj. - Zh Dyamel


#24. Fati i popullit tim ëshfë fati im. - Pjeter Bogdani


#25. Heronj të një populli, heronj të gjithë njerëzimit. - Odhise Paskali


#26. I huaji s'mund veçse të pranojë çmimin që një komb i vë vetes së tij. - Faik Konica


#27. I përkasim atdheut ashtu siç i përkasim nënës. - Thënie Amerikane


#28. Kurrë mos u lodh duke ndihmuar atdheun. - Euripidi


#29. Kush punon për atdhe, kryen një vepër të nderuar e të shenjtë. - Ovidi


#30. Liria është një pemë që piqet ngadalë. - Ralph Emerson


#31. Liria nuk është asgjë në qoftë se nuk është dhe çështje private. - Herbert Marcuse


#32. Lum kush vdes për liri. - Mihal Grameno


#33. Madhështia e një populli nuk matet nga numri i banorëve, ashtu si madhështia e një njeriu nuk matet nga gjatësia e trupit. - Viktor Hygo


#34. Mos pyet se ç'do të bëjë atdheu për ty, por ç'mund të bësh

ti për të. - John Kennedy


#35. Mund të shkëputësh një njeri nga vendi i tij, por nuk mund

t'i shkëputësh vendet nga zemra e njeriut. - John Dos Passos


#36. Ndihma jonë është vetja jonë. - Jeronim De Rada


#37. Ne jemi njerëz, jo, ne jemi burra, jo, ne jemi shqiptarë. Shqipëria na kërkon ndihmë. Le t'i japin pa numëruar... Shqipëria kërkon luftëtarë, le të rendim tek thirrja e saj. Le të sulemi nën flamurin e kuq në flakë të luftës, që të na drithërohet trupi nga dehja e barutit, që të na ndizet shpirti nga zjarri i shenjtë i lirisë dhe

le të vdesirn duke thirrur: "Rroftë Shqipëria". - Fan Noli


#38. Ne jemi shqiptarë dhe e kemi për detyrë të mbetemi siç

qemë prej kohe stoli e maleve të larta dhe të qiellit. - Fan Noli


#39. Ngado që shkoj atdheun e marr me vete. - Giorgios Seferis


#40. Nuk jam i sigurte nëse do dua në jetë dy gra, por jam i

bindur se nuk mund të dua dy atdhe. - Stendhali


#41. Njeriu... duhet të sillet për dobi të shpirtit të vet e të

popullit. - Pjetër Bogdani


#42. Njeriu pa atdhe është si bilbil pa këngë. - Thënie Anonime

 

#43. Për dashurinë jap jetën, për atdhe jap dashurinë. - S Petof


#44. Patriotizmi tregon vlerën e një njeriu. - Sami Frashëri


#45. Paqja me pushtuesin është si gjumi me luanin. - Thënie Afrikane


#46. Njeriu po s'deshi kombin e tij 

       E mëmëdhenë,

       Nuk ka pjesë nga njerëzia 

       S'do as vetëhenë. - Naim Frashëri


#47. Njeriu nuk lind për veten e tij, por për atdheun. - Ciceroni


#48. Një atdhe përbëhet nga të vdekurit, që e kanë themeluar dhe nga të gjallët që e vazhdojnë. - Ernset Renan


#49. Një dimër në vendin tënd është më i ëmbël se njëqind pranvera në vend të huaj. - Thënie Greke


#50. Populli nuk e pëson duke qenë i ditur. - Pjetër Bogdani


#51. Populli nuk përkulet veçse përpara të vdekurve të tij. - Janis Ricos


#52. Pushka dhe jatagani janë armët e zemrës për shqiptarin. Armët e bukura! Ja, pasuria dhe krenaria e tij! - Pashko Vasa


#53. Shqiptari ja ta thotë bramp, ja ta bën bamp. - Thënie Shqipe


#54. Shqiptarët i dua se janë një rracë e vjetër dhe trima. - Theodor Roosevelt


#55. Te liria nuk arrihet me lule, por me vuajtje dhe mundime të gjata. - Rexhep Qosja


#56. Tek miqtë është mirë, por më mirë në shtëpinë tënde. - Thënie Ruse


#57. Të gjithë ne jemi popull dhe çdo gjë të mirë që bëjmë i takon popullit. - Anton Chekhov


#58. Të lirët janë në burgje e të burgosurit në liri. - Thënie Anonime


#59. Ti Shqipëri me jep nder, më jep emrin shqipëtar! - Naim Frashëri


#60. Toka amtare është si kocka nën lëkurën tënde. - Thënie Mongole


#61. Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria. - Naim Frashëri


#62. Tradhtia e mikut është prova e parë për të tradhtuar atdheun. - Ovidi


#63. Tymi në atdhe është më i mirë se sa zjarri në dhe të huaj. - Thënie Greke


#64. Vendi ynë nuk mund të jetë i pasur materialisht e i varfër shpirtërisht. - Abraham Linkoln


#65. Unë nuk mund të ndihem ndryshe nga populli, të cilit i përkas. - Rexhep Qosja


#66. Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria. - Isa Boletini


#67. Unë do të rroj deri sa ta shoh të bukur, të dashurën Shqipërinë tonë të lirë dhe të madhe, e pastaj me gëzim le të vdes. - Jeronim De Rada